MAGAZINË /

Alba Pollozhani trazon rrjetin me pamjen e re (FOTO)

Në këto imazhe, Alba shfaqet me një look tërësisht të ndryshuar, duke u dukur pothuajse si një person tjetër në krahasim me pamjen e saj natyrale që publiku njeh nga daljet televizive.

Shkruar nga Versus
Alba Pollozhani trazon rrjetin me pamjen e re (FOTO)
Alba Pollozhani

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, “Ferma VIP” dhe së fundmi e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fotot e fundit të publikuara në Instagram.

Në imazhet e reja, Alba shfaqet me një look tërësisht të ndryshuar, duke u dukur pothuajse si një person tjetër krahasuar me pamjen e njohur nga daljet televizive.

Ndjekësit nuk kanë ngurruar të reagojnë, duke kritikuar përdorimin e tepruar të programeve të modifikimit dhe filtrave.

Disa nga komentet më të shpeshta ishin: “Mbaje njëçikë dorën me karar filtrat”, “Qyqja mi gocë, thashë se kishe postuar ndonjë shoqe, ti qenke vetë… nuk duket fare që ke vendosur filtra!”, “Kush është kjo?” dhe “Është AI (Inteligjencë Artificiale) o njerëz, çuditem si thoni yll! Nuk e mbani mend te Bigu këtë?”.

Ky ndryshim drastik vizual ka shkaktuar debat mes ndjekësve mbi autenticitetin dhe ndikimin e filtrave në rrjetet sociale./Versus.al

Alba Pollozhani trazon rrjetin me pamjen e re (FOTO)

Alba Pollozhani trazon rrjetin me pamjen e re (FOTO)

Alba Pollozhani trazon rrjetin me pamjen e re (FOTO)

 

 

Poll