Influencuesja shqiptare me banim në Londër, Ion Daci, është bërë virale në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje që lidhet me Big Brother VIP Kosova.
Në pamjet që po qarkullojnë masivisht në Instagram, ajo shihet teksa ecën në rrugët kryesore të kryeqytetit britanik duke mbajtur në duar pankarta me mesazhe për banorët e shtëpisë.
Njëra prej pankartave mban mbishkrimin “Alba please”, në shenjë mbështetjeje për konkurrenten Alba, ndërsa tjetra i drejtohej Lim-it me një mesazh të ashpër në anglisht: “Tell Limi to f*ck off”.
Videoja është parë mbi 500 mijë herë që nga pasditja e djeshme dhe ka shpërthyer në komente nga ndjekës brenda dhe jashtë Kosovës.



