AKTUALITET /

Durrës/ Çifti dërgon për trajnim qenin e tyre, administratorët e qendrës nuk ua kthejnë më dhe zhduken

Shkruar nga Versus

Durrës/ Çifti dërgon për trajnim qenin e tyre,

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës, ku pronarët e një qendre trajnimi për kafshë akuzohen se nuk kanë kthyer tek pronarët një nga qentë që po trajnonin.

Sipas Policisë së Durrësit, çifti bashkëshortor G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, që administrojnë qendrën e trajnimit, janë shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.

Kallëzimi është bërë nga dy qytetarë, R. I. dhe M. D., të cilët pretendojnë se janë mashtruar pasi, pas dorëzimit të qenve të tyre për trajnim, nuk kanë mundur t’i marrin më mbrapsht.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e çiftit në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme./Versus.al

Tags:

durres

Poll