MAGAZINË /

''Më duhet të largohem'', Lim Hoti del nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova

Shkruar nga Versus

''Më duhet të largohem'', Lim Hoti del nga

Lim Hoti ka vendosur të tërhiqet sonte nga gara e Big Brother VIP Kosova. Konkurrenti  njoftoi banorët se nuk do të vazhdojë më garën dhe më pas i përqafoi me radhë para se të shkonte të merrte rrobat e tij. 

''Banorë, kam një lajmërim për ju. Ishte një ndër udhëtimet më të mira në jetë, kemi kaluar kohë spektakolare, çdo moment tuajin nuk do e harroj asnjëherë. Kisha lënë një lajmërim tek produksioni që nëse do më vinte ky njoftim, do më duhej të largohesha''- u shpreh Limi. 

Nuk dihet përse po del Limi nga loja. Që prej hyrjes së tij bëri bujë për shkak të marrëdhënies që kishte patur më herët me një tjetër banore, Alba Pollozhanin. Versus.al

Poll