
Mbrëmjen e djeshme, Alesio Aliaj, modeli dhe personaliteti i njohur i showbizz-it shqiptar, bëri hyrjen e bujshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke ndezur menjëherë atmosferën dhe kureshtjen e banorëve që tashmë kanë kaluar 50 ditë brenda shtëpisë.
Gjatë konferencës për shtyp së improvizuar me banorët e rinj dhe ata që kanë jetuar prej javësh në BBVA, Alesio rrëfeu një histori të fortë personale që emocionoi të gjithë:
"Kam tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Kam nënën e fëmijëve të mi, një supernënë që do ta respektoj e kujdesem për të tërë jetën time dhe për fëmijët e mi. Ajo ka respektin tim maksimal dhe do të jetë gjithmonë e respektuar deri ditën që do të vdes. Nuk ua uroj asnjë fëmije që të rritet pa nënë. Mund të rritet pa babë, por pa nënë kurrë. Ajo ka respektin tim deri ditën që të vdes" - tha modeli, i cili rrëmbëu njëkohësisht dhe duartrokitjet e banorëve të BBVA-së.
Vieë this post on Instagram

