Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Alesio Alia, ishte i ftuar së fundmi në Top Albania Radio, ku ndau mendimet e tij për eksperiencën në reality show dhe për banorët aktualë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Gjatë intervistës, ai u pyet se cilët janë tre banorët që do të nxirrte menjëherë nga shtëpia e BBVA-së. Pa hezitim, Alesio përmendi tre emra: Gretën, të cilën e quajti “kunata”, Shëndritin dhe Brikenën.
“Kunata (Greta). Nuk është djalë i keq por Shëndriti, do të doja që më shumë të merrej me punët e veta. Dhe Brikena,” u shpreh ai gjatë intervistës.
Kujtojmë se Alesio Alia u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” me dëshirën e tij, duke vendosur të ndërpresë vetë garën në reality show./Versus.al

