
35-vjeçari Amir Abrashi i ka dhënë lamtumirën ekipit kuqezi pas 51 ndeshjeve të luajtura me ekipin kombëtar.
Federata Shqiptare e Futbollit e nderoi para ndeshjes me Anglinë dhe u përshëndet nga mijëra tifozë.
"51 ndeshje si kuqezi, kilometra pafund të bëra, pjesë e historisë së Kombëtares, dy pjesëmarrje në Europian. Amir Abrashi ka shkruar emrin e tij me germa të arta në historinë e futbollit shqiptar dhe meriton vlerësimin maksimal nga çdo tifoz kuqezi", njofton Federata Shqiptare e Futbollit.
Abrashi ka qenë pjesë e Kombëtares në Euro 2016 në Francë dhe Euro 2024 në Gjermani.
