
Mbrëmjen e sotme kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Andorrës, që do të luhet në orën 20:45.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.
FSHF tregoi se atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.
Përballja me Andorrën është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të ndeshen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K.
