Ndeshja me Anglinë ka përfunduar sot me dy gola për miqtë. Protagonisti i golave ka qenë Harry Kane, i cili ka prekur rrjetën e Shqipërisë në minutën e 74 dhe 82.
Kombëtarja e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë sepse i kishte kryer të gjitha zëvendësimet në momentin kur Broja pësoi një dëmtim në kavilje që e detyroi atë të dilte nga fusha me barrelë.
Pas kësaj historitë e ndeshjes nuk ndryshuan më dhe sfida u mbyll me suksesin e Anglisë që mbylli një fushatë kualifikuese perfektë me vetëm fitore dhe pa asnjë gol të pësuar, ndërsa për Kombëtaren tonë që del nga fusha e lojës me keqardhjen e shanseve të humbura për të shënuar në portën angleze.
