
Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri, ka ndarë disa nga përvojat e tij në lidhje me formatin dhe ka komentuar mbi dy moderatorët, Arbana Osmani dhe Ledion Liço.
Shaqiri u shpreh si fillim se vendimin për të qenë pjesë e kishte marrë menjëherë, ndërsa nëse do t’i ofrohej një rikthim në një edicion tjetër, do të ishte më i matur në vendimmarrje.
I pyetur për Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon, ai tha:
Janë dy stile komplet ndryshe. Nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh të dy. Mendoj që secili kur ka qenë në atë skenë, që është shumë e vështirë për ta përballuar nga presioni mediatik dhe ai i publikut, e ka bërë punën e vet në kulmin e tij
Gjithashtu, Shaqiri nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë dy moderatorët të prezantojnë së bashku një format si “Big Brother All Stars”, duke e quajtur një ide të veçantë që mund të realizohet në të ardhmen.







