MAGAZINË /

Arbana Osmani drejt rikthimit në televizion, këtë herë jo në Top Channel!

Sipas burimeve për “Prive”, moderatorja e dashur për publikun është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit — dhe këtë herë, jo në platformën ku ndërtoi emrin dhe karrierën e saj për vite me radhë.

Shkruar nga Versus
Arbana Osmani drejt rikthimit në televizion, këtë herë jo
Arbana Osmani

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, “Big Brother/ VIP”, Arbana Osmani ka mbetur në fokusin e publikut dhe mediave, me pyetjen e përhershme që fansat e saj vazhdojnë të shtrojnë: Kur do ta shohim sërish në ekran?

Mesa duket, pritjes po i vjen fundi. Sipas burimeve për “Prive”, moderatorja e dashur për publikun është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit — dhe këtë herë, jo në platformën ku ndërtoi emrin dhe karrierën e saj për vite me radhë.

Burimi tregon se TV Klan është televizioni i përzgjedhur për këtë rikthim, ndërsa një takim i zhvilluar javën e kaluar thuhet se ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri.

Megjithëse marrëveshja përfundimtare nuk është zyrtarizuar ende, sinjalet janë pozitive dhe gjithçka duket se po shkon drejt një rikthimi të madh.

Ndërkohë, publiku mbetet në pritje për të parë se çfarë formati apo programi do të sjellë Arbana në këtë faqe të re të karrierës së saj televizive.

Poll