
Mbrëmja e djeshme e spektaklit “Ferma VIP 3” nisi me tensione të forta mes konkurrentëve që në minutat e para të emisionit. Debati kryesor u zhvillua mes Akilit dhe Blerinës deri në pikën që u desh ndërhyrja e moderatores Arbana Osmani për të qetësuar situatën.
Blerina kritikoi sjelljen e Akilit, duke theksuar se ndërsa banorët e tjerë kontribuojnë me pozitivitet, art dhe biseda interesante, ai shfaq vazhdimisht një anë negative. Fjalët e saj se “nuk jemi në të njëjtin nivel” ndezën reagimin e Akilit, i cili përsëriste shpesh: “Çfarë niveli jam unë?”, duke anashkaluar pyetjet e moderatores mbi shkakun e sherrit.
Situata u tensionua edhe më shumë, duke detyruar Arbanën të ndërhynte drejtpërdrejt. Moderatorja i tha Akilit: “Nuk po marr përgjigje Akil, po marr ‘ça niveli, ça niveli, ça niveli’, është emision tjetër ai, nuk është ky”. Deklarata e saj u perceptua nga publiku si një “kunjë” e drejtpërdrejtë ndaj formatit rival “Big Brother VIP”, i njohur për debatet e ashpra dhe shpesh përfshirjen e ofendimeve. Versus.al

