MAGAZINË /

Armando Broja largohet nga Chelsea, niset për testet mjekësore në ekipin e ri

Shkruar nga Versus

Armando Broja largohet nga Chelsea, niset për testet mjekësore në

Një lëvizje e rëndësishme në tregun e transferimeve është konfirmuar mbrëmjen e djeshme, me sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja, që është shumë pranë kalimit nga Chelsea te Burnley.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur francez, Fabrice Haëkins, lojtari 23-vjeçar ka marrë dritën jeshile për të udhëtuar dhe kryer testet mjekësore – një hap ky që sinjalizon afërsinë e përfundimit të marrëveshjes.

Broja, i lindur në Slough të Anglisë nga prindër shqiptarë, është rritur në akademinë e Chelseat që nga viti 2009.

Megjithatë, karriera e tij në ekipin e parë ka qenë e ndërprerë nga huazime të shumta, përfshirë periudhat te Southampton, Fulham dhe Everton.

Pavarësisht kontratave afatgjata të nënshkruara në vitet 2021 dhe 2022, mungesa e vazhdimësisë në paraqitje dhe forma e dobët – me vetëm dy gola në 19 ndeshje gjatë pjesës së parë të sezonit 2023/24 – kanë ndikuar në largimin e tij nga planet afatgjata të klubit londinez.

Transferimi te Burnley përfaqëson një kapitull të ri për Brojën, i cili do të bashkohet me një skuadër që sapo është rikthyer në Ligën Premier pas promovimit nga Championship.

Klubi, tashmë i drejtuar nga Scott Parker, synon të përforcojë repartin ofensiv për sezonin 2025/26 dhe përvoja ndërkombëtare e Brojës – me 7 gola në 28 ndeshje me Shqipërinë – mund të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën.

Testet mjekësore janë planifikuar për këtë fundjavë, duke dëshmuar se negociatat mes palëve kanë hyrë në fazën përfundimtare. Versus.al

Poll