MAGAZINË /

Armela këshillon Malin për marrëdhënien me babanë: “Jepi një mundësi, nuk i dihet çfarë ka kaluar”

Armela e inkurajon Malin të reflektojë mbi raportin me babanë, ndërsa ai mbetet i vendosur në qëndrimin e tij.

Shkruar nga Versus

Armela këshillon Malin për marrëdhënien me babanë:

Mal Retkoceri, ish-konkurrent i Big Brother VIP Albania 4, zgjodhi të mos takohej me babanë e tij brenda formatit, pavarësisht faktit se mes tyre kishte shtatë vite pa asnjë kontakt.

Ky vendim u diskutua gjatë bisedave me banorët në oborr, ku u përmend edhe mundësia e një pajtimi. Në një bisedë me Armela Hysenin, ajo e nxiti t’i jepte një shans marrëdhënies, duke theksuar se me kalimin e viteve njerëzit mund të reflektojnë dhe të ndryshojnë.

“Mbase ka reflektuar. Njerëzit piqen nga përvojat e jetës,” u shpreh Armela, duke shtuar se nuk dihet çfarë ka kaluar babai i tij gjatë këtyre viteve dhe se prindërit mbeten gjithmonë të tillë.

Megjithatë, Mali qëndroi i palëkundur në qëndrimin e tij, duke theksuar se raporti me të atin është i ndërlikuar dhe se aktualisht nuk ndihet gati për të rindërtuar një lidhje familjare. Vendimi i tij ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka hapur diskutime të shumta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Poll