MAGAZINË /

Arrestohet ish-futbollisti i Real Madridit, i dha fund karrierës për tu bërë peshkatar

Ish-lojtari i kombëtares portugeze rriti më shumë se një ton ushqim deti, duke përfshirë karavidhe dhe karkaleca. Ai nuk kishte leje për këtë.

Shkruar nga Versus

Arrestohet ish-futbollisti i Real Madridit, i dha fund karrierës për

Vihet në pranga ish-futbollisti i Real Madridit dhe i kombëtares portugeze, Fabio Coentrao (33-vjeçar). Ai është arrestuar për kultivim të paligjshëm të ushqimit të detit.

Coentrao thuhet se rriti më shumë se një ton ushqim deti, duke përfshirë karavidhe dhe karkaleca. Ai nuk kishte leje për këtë.

Tre vjet më parë, ai ndaloi karrierën e tij futbollistike dhe iu drejtua peshkimit.

Arrestohet ish-futbollisti i Real Madridit, i dha fund karrierës për

“Babai im kishte gjithmonë një varkë, ishte gjithmonë në të. Prandaj janë rrënjët e mia. Shkonim shpesh bashkë, më pëlqente. Sa herë që kisha kohë, kur isha me pushime, do të isha në det”.

“E dija që një ditë unë kur i them lamtumirë futbollit, shumë njerëz mendojnë se kjo është një punë e turpshme, përveç kësaj, është e bukur ne kemi nevojë për të”, ka thënë portugezi.

Coentrao fitoi dy Liga të Kampionëve dhe dy La Liga me Realin. Ai gjithashtu ngriti trofe si lojtar me Benfica dhe Sporting.

Arrestohet ish-futbollisti i Real Madridit, i dha fund karrierës për

Ish-mbrojtësi i majtë i Real Madridit dhe i kombëtares portugeze ka luajtur 106 ndeshje për skuadrën e Los Blancos.

Fabio Coentrao shënoi një gol dhe asistoi 11 gola midis 2011 dhe 2017, kur u huazua te Sporting Lisbona.

Gjatë asaj periudhe, ai kaloi një sezon në huazim në Monaco. Ai gjithashtu bëri 52 paraqitje për kombëtaren portugeze, për të cilën shënoi 5 gola. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: