MAGAZINË /

Asllani firmos kontratën me Beshiktashin, skuadra turke i uron mirëseardhjen

Shkruar nga Versus

Asllani firmos kontratën me Beshiktashin, skuadra turke i uron

Ekipi i Beshiktashit bëri zyrtar transferimin e Kristjan Asllanit në radhët e tij me formulën e huazimit deri në fund të sezonit nga Interi me të drejtën e blerjes përfundimtare, siç bëri të ditur edhe në njoftimin zyrtar.

“Mirë se erdhe te Beshiktash Kristjan Asllani!"

Marrëveshja u arrit me Interin për transferimin e përkohshëm të futbollistit Kristjan Asllani deri në fund të sezonit 2025-2026.

“Marrëveshja përfshin një opsion që klubi ynë ta blejë atë.

Ne i urojmë Kristjan Asllanit sukses me fanellën tonë të lavdishme dhe informojmë publikun për të”, shkruhet në njoftimin e skudrës turke shoqëruar me fotot e nënshkrimit me futbollistin e Kombëtares shqiptare./Versus.al

Poll