MAGAZINË /

Asllani pas ndeshjes ndaj Anglisë: Lamë shpirtin në fushë

Shkruar nga Versus

Asllani pas ndeshjes ndaj Anglisë: Lamë shpirtin në fushë

Kristjan Asllani është i lumtur për paraqitjen e Shqipërisë ndaj Anglisë, edhe pse në fund erdhi një humbje ndaj një ekipi të tillë.

“Ndeshje shumë e vështirë, e dinim që do vinin të bënin këtë ndeshje. U mbrojtëm mirë, pësuam golin me goditje këndi. Por besoj se ekipi bëri ndeshje shumë të mirë, lamë shpirtin në fushë dhe jemi të lumtur për këtë.

Na vjen shumë keq se çdo lojtar do ta fitojë ndeshjen, e dimë që Anglia është një ekip që do të fitojë Botërorin. Por jemi të lumtur që kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe jam i lumtur për gjithë ekipin.

E dinim, se i kishim parë në video se Anglia bën një presion të mirë, sa humb topin bën presing. Provuam të shkoja unë te dy mbrojtësit e Bellingam vinte një kundër një e nuk kishte hapësira.

Broja? Nuk e di, është me doktorin, po bëjnë teste dhe shpresojmë të mos ketë një dëmtim. Deri tani kavilja nuk ishte ënjtur dhe ishalla të mos vazhdojë e tillë. Ndëhyrja e Uorton? S’ka probleme, gjëra fushe, vetëm të mos ketë një dëmtim Armando. Nuk e meriton, të kthehet ishalla mirë në mars se na duhet, kemi nevojë për të. Ishalla nuk kemi dëmtime. Elsi? Nuk e di, besoj se ka marrë vetëm një goditje, nuk e di për të. Jam bërë si Stezina tani (qesh), erdha unë në vend të doktorit”, tha Asllani për “SuperSport” pas ndeshjes.

Poll