MAGAZINË /

"Ata zgjohen në këto ndeshje", ish-lojtari i Bayern këshillon skuadrën të ketë kujdes nga madrilenët

Sipas ish-lojtarit të Bayernit strategjia më e mirë përballë Realit, është sulmi.

Shkruar nga Versus

"Ata zgjohen në këto ndeshje", ish-lojtari i Bayern

Ish-mesfushori i Bayern Munchen Javi Martinez e ka këshilluar ish-skuadrën e tij të ketë kujdes para ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane fitoi me rezultat 1-2 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa të mërkurën do ta kërkojë biletën për në gjysmëfinale midis “Allianz Arena”.

Megjithatë, Martinez i ka kërkuar Bayernit të mos provojë të mbrohet sepse kështu Reali do të rikthehet sërish në lojë. 

“Nëse Bayerni shkon për ta mbrojtur rezultatin, atëherë do të jetë rrezik. Do të përballen me kundërshtarin që do të jep gjithçka, edhe pse janë pa Tchouamenin që është lojtar kyç. Bayerni është favorit për t’u kualifikuar, por asgjë nuk është e vendosur. Real Madridi vërtetë zgjohet në këto ndeshje edhe nëse nuk janë në Bernabeu”, deklaroi ai për “Sport”.

Madrilenët kanë marrë tjetër lajm të mirë para ndeshjes, rikthimin e Kylian Mbappe i cili ishte i lënduar. Versus.al

Poll