
Shqipëria dhe Anglia përballen sot në një atmosferë festive në “Air Albania” me të dy skuadrat të cilat kanë siguruar tashmë rrugëtimin e tyre të mëtejshëm drejt Botërorit 2026 me kuqezinjtë në play-off e “tre luanët” që kanë prerë biletën në fazën finale.
Sfida do të luhet në “Air Albania” të tejmbushur, pasi janë shitur të gjithë biletat për këtë sfidë. Kjo shihet qartësisht nga prania e jashtëzakonshme e tifozëve në tribuna, duke i mbushur ato thuajse plotësisht që 30 minuta para fillimit të duelit.
Bien në sy edhe një numër i madh tifozësh anglezë që kanë udhëtuar drejt vendit tonë për të ndjekur këtë ndeshje.
