MAGAZINË /

Babai i Mal Retkocerit përfundon në spital pas gjendjes së rëndë emocionale, e motra: U përkeqësua pas reagimeve në rrjet

Faik Retkoceri, babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, nuk ka mundur të zhvillojë intervistën e planifikuar në “Ftesë në 5” për shkak të problemeve shëndetësore. Motra e tij, Rema, njoftoi se Faiku është shtruar në spital në gjendje të rënduar emocionale, pas reagimeve të shumta në rrjet.

Shkruar nga Versus
Babai i Mal Retkocerit përfundon në spital pas gjendjes së
Mal Retkoceri dhe Faik Retkoceri

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar në emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Moderatorja bëri të ditur gjatë transmetimit se situata ishte kuptuar vetëm pak minuta përpara lidhjes direkte. “Pak minuta para provës për lidhjen direkte, na erdhi një mesazh. Kur telefonuam me mendimin se do të flisnim me Faikun, në telefon doli motra e tij”, tregoi Bieta Sulo.

Në mesazhin e dërguar nga motra e tij, Rema Retkoceri, njoftohej se Faiku ndodhet në spital dhe nuk ishte në gjendje të japë intervistë.

“Ai është duke marrë infuzion dhe është në gjendje të rënduar, pasi nuk po arrin të përballojë komentet dhe reagimet në rrjetet sociale”, thuhej në mesazhin e Ramës, ku kërkohej mirëkuptim nga stafi i emisionit.

Sipas Sulos, motra e Faikut theksoi gjatë bisedës telefonike se gjendja e tij emocionale ishte përkeqësuar ndjeshëm, ndaj dhe ishte dërguar menjëherë në spital për kujdes mjekësor.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së shtunës, Faik Retkoceri hyri në shtëpinë e Big Brother VIP 5 për të takuar djalin e tij, Malin, pas shtatë vitesh mungesë komunikimi.

Megjithatë, takimi nuk u realizua, pasi Mali vendosi ta zhvillojë këtë moment jashtë shtëpisë, pas përfundimit të aventurës së tij në reality show.

Poll