
Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme. Faqja zyrtare e formatit njofton se televotimi aktual anulohet, duke mos treguar detaje të tjera rreth shkakut.
Ndërsa banorët nuk janë në dijeni se ky televotim është anuluar. Banorët, Selin, Gimbo dhe Greta ishin në nominim pasi u përcaktuan nga Juela e cila hapi kutinë e pandorës.

Detajet rreth zarfit do të jepen në spektaklin e së shtunës. Versus.al

