MAGAZINË /

Banori i Big Brother refuzon të takohet me babain, reagimi i familjarëve të tjerë

Shkruar nga Versus

Banori i Big Brother refuzon të takohet me babain, reagimi i

Edicioni i mbrëmshëm i “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me emocione të forta, në fokus ishte banori Mal Retkoceri.

Mali, djali i këngëtares Violetë Kukaj refuzoi në mënyrë të prerë të takonte babain e tij, me të cilin ka plot shtatë vite që nuk ka asnjë komunikim.

Mali deklaroi se nuk ishte gati për këtë hap sonte, por duke premtuar se një ditë do të takohen pa praninë e kamerave.

Ky vendim, ka gjetur menjëherë përkrahjen e palëkundur të familjes së tij jashtë shtëpisë.

Nëna e tij, Violetë Kukaj, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke u shprehur krenare për vendimin e Malit.

‘Lum nana për ty, zoti të rujtë’, shkroi Violeta në postimin e saj.

Banori i Big Brother refuzon të takohet me babain, reagimi i

Ajo ka publikuar një foto të Malit ku shihet me një kurorë mbi kokë, veprim i cili shihet si një mesazh i qartë se familja është në një vijë me vendimin e Malit për të mbajtur distancë nga i ati.

Banori i Big Brother refuzon të takohet me babain, reagimi i

Duke refuzuar takimin publik, ai tregoi se respekti për veten dhe për historinë e tij 7-vjeçare peshon më shumë se audienca e momentit, një qëndrim ky që u vulos me mbështetjen publike të nënës dhe motrës së tij.

Poll