MAGAZINË /

Banori i Big Brother Vip pranon homoseksualitetin: Në gjimnaz kuptova se isha gay

Shkruar nga Versus

Banori i Big Brother Vip pranon homoseksualitetin: Në gjimnaz kuptova se

Gazetari Vullnet Krasniqi gjatë spektaklit të zhvilluar mbrëmë në Big Brother Kosova 3 ka rrëfyer homoseksualitetin e tij. Ai ka treguar se që në moshë më të re kishte zbuluar se i pëlqente gjinia e njëjtë dhe po ashtu zbuloi edhe disa prej vështirësive që kishte hasur.

“Unë e kam kuptu që seksualiteti im nuk është diçka e zakonshme e kjo ka ndodh diku sa isha në shkollën e mesme. Në shkollën e mesme në Drenas dhe në katunin tem ku unë jetoj, dashnia i ka taku një mashkulli dhe një femre dhe çdo diskutim për të kundërten ka qenë përqeshës dhe i ndaluar. Më vonë kur kam fillu me e eksploru vetën e kam kuptu që më shumë kam dashtë me i këqyr meshkujt sesa femrat – unë kam tentu disa herë me jetu jetën siç thonë të tjerët teksa hera e parë qe e kam kuptu që jam ‘gay’ ish dashtë me qenë zbulimi i vetës sikur gjithkund nëpër botë, por në Kosovë nuk është kjo mundësi”, u shpreh Vullneti.

Banori i Big Brother Vip pranon homoseksualitetin: Në gjimnaz kuptova se

Më tej ai e cilësoi si një fazë depresive momentin kur zbuloi të vërtetën dhe se mundohej ta jetonte jetën sipas asaj që të tjerët donin të shihnin për shkak të vështirësive të pranimit të këtij fakti.

“Mua ky zbulim i vetvetës më ka çuar në një fazë depresive, teksa unë kam mbet duke u valvit në valët që të tjerët kanë dashtë me më çu. Më mbetet merak që fakti i seksualitetit tem ka qenë një proces i rëndë por edhe i lumtur që kam arrit që brenda 5-6 vjetëve që e kam pranuar brenda njerëzve të mi që unë mundem me dal me djem me bo çka të du me djem dhe që më pëlqejnë djemtë ka kalu në një rreth më të gjerë” tha gazetari më tej. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: