Të dhëna të reja shkencore sugjerojnë se një bimë aromatike, e cila përdoret si shtesë në gatime dhe çajra, por edhe si vaj esencial, mund të ofrojë përfitime shumë më të mëdha për shëndetin se sa kemi ditur deri më tani.
Kjo bimë, e njohur për aromën e saj të këndshme dhe shijen që u jep pjatave, ka qenë për shekuj me radhë e lidhur me qartësinë mendore. Sipas studimeve më të fundit, rozmarina (ose siç njihet ndryshe, dëllinja) ka potencialin për të sjellë përfitime të rëndësishme për trurin, për të ulur inflamacionin dhe për të forcuar sistemin imunitar.
Një bimë me histori të pasur dhe veti kuruese
Në Greqinë dhe Romën e lashtë, dijetarët përdornin kurora me rozmarinë gjatë studimeve, duke besuar se aroma e saj ndihmonte në përqendrim dhe përmirësim të kujtesës. Sot, kërkimet moderne po tregojnë se këto praktika të hershme mund të kenë pasur bazë reale shkencore.
Sipas Dr. Dipa Kamdar, pedagoge e praktikës farmaceutike në Universitetin Kingston, rozmarina po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje shkencore për rolin e saj pozitiv në shëndetin e trurit dhe trupit në përgjithësi.







