Boksieri i njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka humbur njeriun e dashur, babanë. Lajmin e ka njoftuar ai vetë në rrjetet sociale, ku i ka bërë të atit një dedikim prekës.
Në shkrim boksieri nuk zbulon shkaqet e vdekjes, por shkruan se i ati iu nda nga jeta në moshë të hershme.
“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria e jote babë!
Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri yt dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i Xhenetit babë. Në zemrën time do të të mbajë gjithmonë”./Versus.al
View this post on Instagram







