MAGAZINË /

Botërori 2026, Leo Messi zbulon nëse do të ofrojë "magjinë e fundit" për fansat e futbollit

Shkruar nga Versus

Botërori 2026, Leo Messi zbulon nëse do të ofrojë

Ish-ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka lënë të hapur mundësinë për të qenë pjesë e kampionatit Botëror të vitit 2026. Por gjatë një interviste për rrjetin amerikan NBC tha se gjithçka do të varet nga formae tij fizike dhe dëshira për të qenë i dobishëm për kombëtaren argjentinase.

“Do të ishte diçka e jashtëzakonshme të isha në një tjetër Botëror,”-u shpreh Messi. “Dua të jem në formën më të mirë dhe të luaj një rol të rëndësishëm për skuadrën time. Do të vendos vetëm nëse do të ndihem 100% gati.”

38-vjeçari po kalon një sezon të mirë me Inter Miami, skuadër me të cilën sapo ka rinovuar kontratën, ndërsa më herët këtë vit udhëhoqi Argjentinën drejt fitores ndaj Venezuelës me dy gola në një ndeshje emocionuese.

“Kur të nisë sezoni i ardhshëm me Inter Miami, do të shoh gjendjen time ditë pas dite dhe më pas do të marr një vendim. Sigurisht që kam shumë dëshirë, sepse është Botëror-një ëndërr për çdo futbollist” – shtoi ai.

Botërori i vitit 2026 do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, dhe Messi i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar më 2022, mund të ketë mundësinë ta mbyllë karrierën e tij ndërkombëtare me një tjetër pjesëmarrje historike. Versus.al

Poll