MAGAZINË /

Brikena - Mateo / Një vit mesazhe, një takim i refuzuar dhe shumë inat...?!

Anaid Kaloti zbulon prapaskenat e vërteta mes Mateos dhe Brikenës pas hyrjes së bujshme në BBVIP

Shkruar nga Versus

Brikena - Mateo  / Një vit mesazhe, një takim i refuzuar dhe

Hyrja e Mateos mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” tronditi jo pak Brikenën. Reagimi i saj i ftohtë, thuajse prerë, ndaj tij la publikun pa fjalë dhe ndezi menjëherë dyshimet se mes tyre fshihej një histori shumë më e thellë sesa një njohje e rastësishme.

Për të shuar aludimet dhe për të sqaruar prapaskenat e kësaj “akullnaje” emocionale, në skenë ka hyrë Anaid Kaloti. Fituesi i “Big Brother 6”, i cili duket se i di mirë detajet e raportit mes Mateos dhe Brikenës, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar çfarë ka ndodhur realisht jashtë shtëpisë.

Sipas Anaidit, historia mes tyre nuk ka qenë aspak sipërfaqësore. Përkundrazi, ai thekson se Mateo dhe Brikena kanë komunikuar për plot një vit me radhë.

Brikena - Mateo  / Një vit mesazhe, një takim i refuzuar dhe

“Jo disa mesazhe, por një vit i tërë komunikim,” shkruan Anaidi, duke lënë të kuptohet se ndjenjat dhe investimi emocional kanë qenë të pranishme nga të dyja anët.

Por ku u thyen gjërat? Pika e nxehtë duket se ka qenë momenti kur Brikena kërkoi që lidhja të zyrtarizohej me familjen. Një hap që Mateo, sipas Anaidit, nuk ishte gati ta bënte.

“Në një moment kur gjërat duhej të bëheshin serioze, Brikena i kërkoi Mateos të takonte familjarët e saj. Ai nuk pranoi, pasi donte të njihte më parë vajzën dhe më pas familjen,” shpjegon Kaloti.

Anaidi sqaron gjithashtu se hyrja e Mateos në BBVIP nuk ka qenë e motivuar vetëm nga Brikena, por nga ambicia e tij personale për lojën. Ai shton se mes tyre ekziston vetëm një foto e vetme, fakt i njohur edhe nga produksioni.

Megjithatë, Kaloti nuk kursen as mbrojtjen për Brikenën, duke iu dalë kundër komenteve negative në rrjetet sociale. Ai e cilëson atë si një “supergocë” dhe bën thirrje që vajzat të mos sulmohen dhe baltosen padrejtësisht.

Tashmë që të dy janë nën të njëjtën çati dhe nën sytë e kamerave 24/7, pyetja e madhe mbetet: a do të ketë një përballje dhe sqarim publik mes Mateos dhe Brikenës, apo inati do të vazhdojë të mbajë distancën mes tyre?

Spektakli sapo ka nisur…

Poll