MAGAZINË /

Brikena Selmani shpërthen në lot për Mateo Borrin: Nuk jam robot, nuk më ka dhënë vëmendje

Brikena Selmani ka folur për marrëdhënien e tensionuar me Mateo Borrin në “Big Brother VIP Albania 5”, duke u shprehur se nuk është ndjerë mirë dhe se nuk ka marrë vëmendjen e tij. Ajo është shfaqur e përlotur, duke theksuar se nuk ka bërë asnjë gabim, ndërsa raporti mes tyre vijon me ulje-ngritje.

Shkruar nga Versus

Brikena Selmani shpërthen në lot për Mateo Borrin: Nuk jam robot,

Brikena Selmani ka rrëfyer emocionet dhe vështirësitë e saj në raport me Mateo Borrin gjatë një bisede në dhomën e rrëfimit në “Big Brother VIP Albania 5”.

Modelja u shpreh se prej disa ditësh nuk është ndjerë mirë emocionalisht, ndërsa sipas saj, kjo gjendje nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga Mateo.

Ajo theksoi se nuk mund të zgjidhen të gjitha problemet me një bisedë të vetme dhe se nuk është “robot” për të kaluar menjëherë situatat e vështira.

Brikena shtoi gjithashtu se nuk mendon të ketë bërë ndonjë gabim, pavarësisht se shpesh ndjehet sikur po del në faj.

"Kjo situatë nuk po më bën me u ndje mirë. Fakti që unë këtu tre ditë nuk kam qenë mirë, Mateos nuk i ka interesuar. Nuk mund të pretendosh që me një të folur sqarohet çdo gjë se unë robot nuk jam. Unë s'kam bërë asnjë lloj gabimi që unë sërish të dalë e keqe", tha modelja në dhomë të rrëfimit.

Raporti mes tyre duket të jetë në një periudhë të paqëndrueshme, me ulje-ngritje të vazhdueshme, ndërsa Brikena është parë e përlotur dhe e mërzitur nga situata e krijuar brenda shtëpisë.

 

Poll