MAGAZINË /

"Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin", ish-banorja e BBVIP rrëfen takimin në Ibiza me legjendën e futbollit

Shkruar nga Versus
"Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin", ish-banorja e BBVIP
Juliana Nura, Cristiano Ronaldo

Ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura ka rrëfyer për publikun një histori mbi takimin që ka patur me legjendën e futbollit, Cristiano Ronaldon në vitin 2016. E ftuar në ‘Andale’ ajo tregoi sesi teksa ndodhej në një festë në Ibiza, Ronaldo mbërriti aty me një jaht.

“Ikëm në Ibiza, aty ishte një jaht që ishin disa jahte aty te porta që ishin pak si party dhe po vjen një jaht dhe ishin disa djem, njëri nga ta ishte Ronaldo dhe ishin afër tavolinës tonë”, u shpreh ajo.

Nura tha se Ronaldo i kishte kërkuar numrin përmes një shoku të tij, duke i ftuar në një festë që do të zhvillohej ditën tjetër.

“Ne duke bërë shaka, duke kërcyer, po vjen njëri e po thotë: ‘Ronaldo po ta kërkon numrin’. Dhe nesër tha është një party këtu afër dhe jeni të ftuar. Kemi bërë muhabet, por ishte shumë djalë i mirë, shumë i thjeshtë”, shtoi ajo.

Modelja përmendi edhe një rast tjetër ku kishte takuar Karim Benzeman në Dubai, por u shpreh se ndryshe nga Ronaldo, ai ishte ‘më i ftohtë’ dhe jo aq i qasshëm.

“Shihe, e kam takuar edhe Benzeman, por në Dubai ishte kështu mbreti i botës, po kush je, askush nuk ta var”, tha Nura.

“Ishte shumë i respektueshëm dhe për këtë kam respekt për të. Tani më ka bërë bllok në Instagram… po bëj shaka se është martuar tani. Në vitin 2016 ka qenë ajo. Unë Instagramin ia dhashë”, përfundoi ajo. Versus.al

Poll