Merkatoja ndizet dhe Napoli nuk pret më! Sipas mediave italiane, klubi napolitan ka bërë lëvizjen e parë serioze për të rrëmbyer Kevin De Bruyne nga duart e të gjithëve. Një kontratë 2-vjeçare + 1, dhe 5 milionë euro në sezon për t’i veshur fanellën blu yllit belg!
Mesfushori legjendar është në prag të ndarjes me Manchester City pas një dekade të lavdishme, dhe tani çdo opsion është i hapur. Arabia Saudite, MLS… por edhe Napoli po tundon fort!
Pas 18 trofesh dhe një karriere brilante me Guardiolën, De Bruyne po mendon hapin e fundit të madh. A do të zgjedhë Italinë? Apo do tundet nga milionat e Lindjes? Vendimi pritet brenda javëve.
A është Napoli gati për të rikthyer ëndrrën europiane? Versus.al







