
Një rrëfim i fortë dhe thellësisht emocional ka tronditur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni.
Gjatë një darke speciale me të ftuar, ku ishin të pranishëm edhe moderatorë të “Top Channel”, banori Rogerti ka bërë një deklaratë që ka lënë pa fjalë si banorët, ashtu edhe publikun.
Teksa biseda u përqendrua te synimet dhe dëshira për të fituar çmimin e madh, në prag të finales, Rogerti zbuloi motivin e tij të vërtetë për pjesëmarrjen në këtë format. Ai theksoi se nuk është i nxitur nga fama apo luksi personal, por nga e ardhmja e të birit.
Në një moment që preku të gjithë, ai ndau edhe një ndjesi të rëndë që e shoqëron:
“Kam ardh me marrë lekët për t’ia ruajtur djalit. Sepse e ndiej që nuk do jetoj mbi 5 vjet,” – u shpreh Rogerti.
View this post on Instagram

