MAGAZINË /

Dhimbje e madhe për Ema Andrean: Humb jetën teksa stërvitej në palestër vëllai i saj binjak, Enea

Sipas burimeve për mediat, Enea Andrea dyshohet se ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak teksa po stërvitej në palestër.

Shkruar nga Versus
Dhimbje e madhe për Ema Andrean: Humb jetën teksa stërvitej
Ena Andrea me dy motrat e tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të hëne botën e sportit dhe artit shqiptar. Zemra e ish-basketbollistit dhe gazetarit sportiv, Enea Andrea, ka pushuar së rrahuri në moshën 55-vjeçare.

Sipas burimeve për mediat, Enea Andrea dyshohet se ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak teksa po stërvitej në palestër.

Lajmi ka sjellë dhimbje të madhe në rrethin e tij familjar, tek miqtë dhe kolegët që e njihnin për energjinë dhe pasionin e tij ndaj sportit.

Në rininë e tij, Andrea ka qenë pjesë e ekipit të basketbollit të Dinamos, ndërsa më vonë iu përkushtua gazetarisë sportive, duke komentuar me pasion ndeshje të NBA-së dhe Euroligës.
Deri më tani aktorja Ema Andrea nuk ka reaguar publikisht për humbjen e vëllait të saj binjak.

Kjo humbje ka tronditur komunitetin artistik dhe sportiv në vend, ku shumë të njohur të tij kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme të Eneas.

Poll