MAGAZINË /

DJ Gimbo ndalon Rogertin të flas për vdekjen e vëllait të Gjestit: Mos e hap këtë temë!

Shkruar nga Versus

DJ Gimbo ndalon Rogertin të flas për vdekjen e vëllait të

Një moment i ndjeshëm ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, ku Rogerti ka përmendur një nga temat më delikate që lidhen me jetën personale të Gjestit, duke vënë në siklet DJ Gimbon.

Rogerti, banor i këtij edicioni të BBVA, ia ka kujtuar DJ Gimbos tragjedinë familjare të Gjestit, duke qenë se Gëzim Blakaj, emri i vërtetë i DJ Gimbos, është mik i ngushtë i këngëtarit dhe ka qenë pranë tij në çdo moment të rëndësishëm të jetës dhe karrierës.

Biseda mes tyre u zhvillua para kamerave dhe mori menjëherë vëmendjen e publikut, pasi DJ Gimbo u shpreh qartë se nuk dëshironte të hapej kjo temë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Rogerti: “Si ka mundësi, normal që ndodhi fatkeqësia e Gjestit.”

DJ Gimbo: “Leje bre vëlla.”

Rogerti: “Më ka ardhur shumë keq.”

DJ Gimbo: “Nuk e kam qejf këtë temë, sidomos para kamerave hiç hiç të bëj muhabet.”

Reagimi i DJ Gimbos u pa nga publiku si një përpjekje për të ruajtur privatësinë dhe respektin ndaj dhimbjes së mikut të tij, duke theksuar se jo çdo histori personale duhet të trajtohet në sy të kamerave.

Kujtojmë se edicioni i kaluar i Big Brother VIP Albania u fitua nga Gjesti, një periudhë që përkoi me një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Pas ndarjes tragjike nga jeta të vëllait, Gjesti u tërhoq nga muzika dhe nga vëmendja publike. Megjithatë, sipas burimeve pranë tij, këngëtari pritet të rikthehet shumë shpejt me projekte të reja muzikore.

Tags:

dj gimo

Poll