MAGAZINË /

“Do martohem këtu brenda”/ Deklarata e papritur mes Eglit dhe Gjestit: Sa të pashë…

“E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big”, tha Gjesti. “Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është, ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve” tha Egli.

Shkruar nga Versus

“Do martohem këtu brenda”/ Deklarata e papritur mes Eglit dhe

Egli dhe Gjesti janë afruar më shumë me njëri tjetrin, që pas hyrjes së këtij të fundit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Gjatë një bisede që të dy kanë ndarë me njëri tjetrin për shenjat e Horoskopit, ku Egli e ka pyetur banorin se cilës shenjë i përket duket se janë “ndezur” shkëndijat mes tyre.

Pasi Gjesti i tha se është Demi, Egli ka rrëfyerse i përket shenjës së Virgjëreshës, duke shtuar se këto dy shenja janë një kombinim shumë i mirë për një marrëdhënie.

“Nëse Demi shkon me një shenjë është Virgjëresha dhe nëse Virgjëresha shkon me një shenjë është Demi”, tha Egli.

Pas kësaj, Gjesti bëri deklaratën e papritur, duke thënë se kishte një ndjenjë se mund të martohej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

“E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big”, tha Gjesti.

“Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është, ta lexoj në sy gjatë lëvizjeve” tha Egli.

Por Gjesti ka vijuar ngacmimin me Eglin duke i kërkuar shkronjën e parë të emrit të personit që mendon, ajo tha “L”. Gjesti, megjithatë, e hodhi poshtë këtë, duke thënë se nuk është e vërtetë.

“Kurrë në jetë”, tha Gjesti.

“Nuk më gënjen intuita”, tha Egli.

“Pastaj mua më kanë thënë se ti je i martum diku”, tha Egli.

“Jo, vetëm për hajgare?”, tha Gjesti.

“Ti e ke pas një histori tek produksioni ku ke qenë”, tha Egli.

“Si të pashë ty komplet ndjenjat m’u hoqën”, tha Gjesti.

“Ti e ke me mua?”, tha Egli.

“Jo s’e kam, këtë shkronjën ‘L’ hiqe prej mendje”, u shpreh Gjesti /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: