Përplasja mes Feros dhe ish-gruas së tij Arbenita Ismajli po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Pas akuzave ndaj reperit dhe shprehjen e dhimbjes së saj për atë çfarë kishte përjetuar, modelja ka publikuar së fundmi një mesazh nga një ndjekëse anonime e cila pretendon se është motra që Fero nuk e ka takuar kurrë. Duke vijuar më tej, në mesazh shkruhej nga motra e Feros se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj duke e keqtrajtuar.
Mesazhi i saj i plotë drejtuar Arbenitës ishte:
“Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh.”
Arbenita e publikoi këtë mesazh me komentin:
“Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”
Nuk vonoi as reagimi i Feros i cili publikoi një mesazh nga një ndjekëse që shkruante se kishte qenë fqinje me Arbenitën. Reperi shkoi deri aty sa ta akuzonte ish-gruan e tij për vrasjen e babait të saj.
“3 vjet më vonë… zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi ty të shkruash? Nuk di as të shkruash – analfabete. Mos harro, fama e vogël që ke marrë ishte vetëm nga fakti që ishe pranë meje. Vetëm kur doli urdhri i arrestit, fillove të flisje budallallëqe. Gjykata do merret me shpifjet e tua. Ti je ajo që je në arrati – jo unë.”
“Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tënd.”
Më pas, Fero ndau edhe një artikull nga mediat, ku kujtohej fakti se babai i Arbenitës ndërroi jetë në ditën kur ajo solli në jetë vajzën e saj, duke e shoqëruar me fjalët:
“A nuk është kjo një shenjë nga Zoti?”
Drama mes ish-çiftit po kalon çdo lloj kufiri dhe përmase morale me akuzat që ato po i drejtojnë njëri-tjetrit. Versus.al







