MAGAZINË /

Drama te Dortmund: Adeyemi kërkon largimin, “urdhri” vjen nga Loredana!

Karim Adeyemi po shkakton tension te Borussia Dortmund pasi kërkon largimin nga klubi, i nxitur edhe nga e dashura e tij, këngëtarja shqiptare Loredana. Drama mes futbollit dhe jetës personale po trondit “Milionerët” në mes të sezonit.

Shkruar nga Versus
Drama te Dortmund: Adeyemi kërkon largimin, “urdhri” vjen nga
Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi

Në Borussia Dortmund po zien situata!

Ylli gjerman me origjinë nigeriane, Karim Adeyemi, po bëhet gjithnjë e më shumë një problem për klubin, dhe këtë herë arsyeja nuk është vetëm futbolli.

Burime pranë klubit konfirmojnë se lojtari është i pakënaqur që nuk u shit gjatë verës, dhe tani po ushtron presion mbi drejtuesit për t’u larguar në janar.

Gjërat u përkeqësuan pas ndeshjes së fundit në Kupën e Gjermanisë kundër Borussia Monchengladbach, ku Adeyemi u zëvendësua në minutën e 60-të dhe reagimi i tij zemëroi të gjithë.

Sulmuesi shkoi drejt në dhomën e zhveshjes pa i përshëndetur shokët e ekipit, gjë që solli dënimin e tij nga klubi.

Drejtori sportiv Sebastian Kehl e konfirmoi: “Zëvendësimi i tij ishte plotësisht i justifikuar. Ai nuk luajti mirë dhe do të ndëshkohet për sjelljen e tij”, tha Kehl për mediat gjermane.

Por “sherri” nuk përfundon këtu.

Sipas mediave gjermane, arsyeja e vërtetë e pakënaqësisë së Adeyemit ka lidhje me jetën personale.

Ai i ka kërkuar klubit të lejohet të largohet, duke përmendur si argument kërkesën e së dashurës së tij, këngëtares shqiptare Loredana Zefi, e cila mësohet se dëshiron të jetojnë në një qytet tjetër të madh europian.

Adeyemi kërkon kalimin në Premier League, ndërsa kontrata e tij aktuale me Dortmundin skadon më 2027. /Versus.al

Poll