Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka festuar 30 vjetorin dhe një urim special ajo e ka marrë nga babai i saj, mentori dhe personi që i qëndron në krah në çdo hap të jetës dhe të karrierës. Një urim që çdo vajzë do e ëndërronte.
"Udhëtimi yt, arritjet e tua dhe mënyra se si sillesh me hir dhe vendosmëri më frymëzojnë çdo ditë. Nuk mund të jem më krenar për ty, por edhe më shumë sesa suksesi yt, është zemra jote, dhembshuria jote dhe dashuria që jep kaq lirisht që të bëjnë vërtet të jashtëzakonshme", shkruan Dukagjin Lipa.
Teksa e bija hyn në një përvjetor të ri, i ati thotë se ai do të jetë gjithmonë pranë saj për ta mbështetur dhe për ta inkurajuar në çdo hap të karrierës.
"Ndërsa hyn në këtë kapitull të ri, mos harro se jeta nuk ka të bëjë vetëm me atë që arrin, por me lumturinë, dashurinë dhe kuptimin që krijon gjatë rrugës", shkruan Dukagjin Lipa, teksa përmbyll "Gëzuar 30-vjetorin, dashuria ime. Të dua më shumë sesa mund të thonë fjalët." /Versus.al/







