
Një diskutim i drejtpërdrejtë ka ndodhur mes Rogertit dhe Mirit, duke rikthyer në vëmendje një nga deklaratat e mëparshme të këtij të fundit.
Bëhet fjalë për momentin ku Miri ishte shprehur me fjalë vlerësuese, duke theksuar se do të dëshironte që vajza e tij të kishte ngjashmëri në karakter me Selinën.
Nisur nga ngjarjet e fundit, Rogerti e ka ballafaquar Mirin duke e pyetur qartë nëse e tërheq apo jo atë deklaratë.
Në përgjigjen e tij, Miri e pranoi se fjalët e atëhershme ishin të sinqerta, por theksoi se qëndrimi i tij është transformuar për shkak të ndryshimit të sjelljes së vetë Selinës.
Ai u përgjigj:
“Ajo deklaratë është thënë me shpirt dhe me zemër në atë moment kur unë kam parë atë gjë. Por në momentin si ajo ka ndryshuar, patjetër [e tërheq].“

