Luisa Kremleva është dënuar me 6 muaj burg, pasi kreu një kallëzim të rremë në 2017, ndaj futbollistit të njohur Theo Hernandez, ku prentendonte se ky i fundit kishte abuzuar seksualisht me të.
Sipas tabolidit The Sun Gjykata në Spanjë e ka shpallur të fajshme modelen për krimin e akuzës dhe denoncimit të rremë. Kremleva krahas dënimit me burg do të duhet të paguajë dhjetë euro në ditë për gjashtë muaj, në formën e një gjobe që do të arrijë vlerën e 1 mijë e 800 eurove.
Modelja ka arritur një marrëveshje me Gjykatën duke pranuar faktet e përshkruara në akuzën e Prokurorisë Publike, prandaj ky vendim ndaj saj nuk do të zbatohet, me kusht që në harkun kohor të dy viteve ajo most ë kryejë asnjë krim.
Çështja për të cilën 28-vjeçarja është dënuar i përket verës së vitit 2017. Asokohe Kremleva deklaroi dhe ngriti akuza ndaj futbollistit duke thënë Hernandez kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj në parkimin e një diskoteke në Marbella dhe se, kur ajo kishte refuzuar, ishte sulmuar nga ai. /Versus.al/








