MAGAZINË /

E bujshme / Kapiteni i Flamurtarit Lorenc Trashi përjashtohet nga skuadra pas penalltisë “të qëllimshme”

Presidenti Sinan Idrizi merr vendimin pas disfatës me Bylisin dhe protestave të tifozëve

Shkruar nga Versus

E bujshme / Kapiteni i Flamurtarit Lorenc Trashi përjashtohet nga skuadra

Një lajm i bujshëm vjen nga Vlora: kapiteni i Flamurtarit, Lorenc Trashi, është përjashtuar nga skuadra pas ndeshjes kundër Bylisit, e fituar nga ky i fundit.

Shkak për këtë vendim thuhet se është penalltia e akorduar në minutën e 97, që dyshohet se është shkaktuar qëllimisht nga Trashi, duke kushtëzuar disfatën e skuadrës bregdetare.

Presidenti i klubit, Sinan Idrizi, nuk e ka pranuar këtë humbje dhe ka marrë vendimin për përjashtim menjëherë pas ndeshjes, një vendim që u nxiti edhe nga protestat e tifozëve pranë stadiumit Flamurtari.

 

Poll