Evan Fournier, superylli francez i ekipit të basketbollit Olympiakos kishte shkruar pak ditë më parë në rrjetet e tij sociale se “nëse nuk ke ngrënë djathë feta në Greqi, është sikur të mos kesh ngrënë kurrë. Ajo është e mahnitshme!'
Tifozët e Olympiakos dhe më gjerë filloi t'i dërgonte Fournier dhjetëra çanta me etiketa të ndryshme djathi feta nga e gjithë Greqia.
Francezi e humbi fare kontrollin mbi situatën pas qindra dhuratave me djathë që i mbërriten në shtëpi... Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale dhe me një dozë të madhe humori ka shkruar: “E gjitha ka filluar të dalë jashtë kontrollit!”.








