MAGAZINË /

“E kam duruar për vajzën”, Loredana shpërthen ndaj Mozzikut: Për famë është në gjendje të bëjë gjithçka

Ky reagim i këngëtares vjen pasi u përmend në këngën ku Mozzik i kishte bërë "diss" vetes.

Shkruar nga Versus

“E kam duruar për vajzën”, Loredana shpërthen ndaj

Këngëtarja Loredana Zefi ka bërë deklarata të forta teksa ka folur për ish-bashkëshortin e saj, reperin Mozzik. Në podkastin e moderatores Arbana Osmani, këngëtarja tha se kishte duruar shumë për hir të vajzës për të cilën tha se mbetet prioriteti i saj.

Loredana u shpreh se ka toleruar situata të vështira për shkak të dobësisë që ka për vajzën e saj.

“Unë e kam duruar shumë, e kam duruar maksimalisht për shkak të pikës sime të dobët, vajzës. Më bëj dëm mua, por jo vajzës”, është shprehur reperja.

Më tej ngriti akuza ndaj Mozzikut duke thënë se ky i fundit po linte mënjanë përgjegjësitë ndaj vajzës për interesa personale dhe famë.

“Unë e kam duru shumë, e kam duru maksimalisht, e kam duru shumë, për shkak të pikës së dobët, vajzës. Më bëj dëm mua, po jo vajzës. Ndoshta mua më urren kaq shumë, sa nuk do që të më shohë sytë, ka mundësi dhe ajo, por është okay. Për famë, për personalitetin e vet, është në gjendje me harru edhe vajzën”- shtoi ajo. Versus.al

Poll