
Opinionisti i Big Brother Vip Albania, Arbër Hjdari e ka kritikuar ashpër Rogertin, për shkak të sjelljes që ka bërë brenda shtëpisë me banorët e tjerë.
Hajdari e quajti njeri “negativ”, dhe të pacipë” që kalon çdo kufij të sjelljes me banorët.
Biseda:
Arbër Hajdari: E para, Gert këtu nuk ka vend për diskutim.
Rogerti: E kam emrin Rogert
Arbër Hajdari: Ok
Rogerti: Që ti e ke ndarë mendjen të jesh negativ deri në fund unë këtë e kuptoj.
Ledion Liço: Kërkove falje të shtunën.
Arbër Hajdari: Tani çfarë ndodh. Më dëgjo të lutem, ti je nga ata negativët, por shumë, ti do të qëndrosh kështu deri në fund të situatës, dhe në pjesën e dytë i fut një të falur, ose në pjesën e tretë. Varet sesi ta jep truri.
Rogerti: Unë në këtë rast, nuk kërkoj falje që ta dish.
Arbër Hajdari: Unë të dëgjova, dhe nuk të ndërpreva, të lutem më dëgjo deri në fund. Mënyra sesi reagon kur bisedon, tregon se ti nuk ke cipë, se njeriu ka një cipë. Ti kalon çdo kufij normal dhe nuk je njerëzor.
Mirë e the kur bëre analizën tënde, kur the se je i pamëshirshëm, d.m.th. I pashpirt, ti e di shumë mirë historinë e atij, dhe duke përdorur këtë gjënë që ke parë jashtë tentove që ta dërrmoje atë emocionalisht deri sa ai të dilte nga vetja./Versus.al

