MAGAZINË /

“E mora me një këngë, e bëra yll”: Babai i Mal Retkocerit me akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij Violeta Kukajt

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes dhe mamasë së Malit, këngëtares së njohur nga Kosova, Vikoletë Kukaj, teksa ka deklaruar se e ka bërë njeri dhe i ka incizuar mbi 300 këngë.

Shkruar nga Versus
“E mora me një këngë, e bëra yll”: Babai i Mal
Mal Retkoceri dhe e ëma e tij Violeta Kukaj

Babai i Mal Retkoceri, ka folur për mediat, pasi këngëtari mbrëmjen e djeshme refuzoi që ta takojë.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj ish-bashkëshortes dhe mamasë së Malit, këngëtares së njohur nga Kosova, Violeta Kukajt, teksa ka deklaruar se e ka bërë njeri dhe i ka incizuar mbi 300 këngë.

“Mali është një djalë i mirë dhe i talentuar. Edhe Violetën unë e kam bërë yll. Kur e kam marrë për nuse, ajo kishte vetëm një këngë të incizuar. Unë ia kam incizuar mbi 300 këngë, me ajkën e Kosovës dhe Shqipërisë…”, shprehet ai.

Ndërsa një mesazh kishte edhe për ish-bashkëshorten, që t’i rikthehet realitetit.

“Kthehu rehatisë, kthehu realitetit. Violeta është trajtuar në shtëpinë tonë si mbretëreshë. Ajo vinte nga një familje e dobët ekonomikisht para se të martohej me mua. Unë e kam ngritur dhe e kam bërë yll, krahas yjeve të estradës”, tha ai.

Poll