
Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Neda Balluku i ka dhënë fund martesës 10 vjeçare me Orgen Ballukun duke i kërkuar këtij të fundit zyrtarisht divorcin në gjykatë.
Të hënën u dorëzua kërkesa për divorc, ndërsa mediat shkruajnë se kohët e fundit marrëdhënia mes tyre ka qenë në krizë. Kujtojmë se çifti në proces divorci, u njoh në vitin 2010 kur të dy ishin konkurrentë të spektaklit “Big Brother Albania”.
Ata u martuan në vitin 2015 dhe sollën në jetë dy djemtë Serzh dhe Zai. Pavarësisht se jeta e tyre ka qenë kryesisht private, Neda nuk ka ngurruar herë pas here të rrëfejë në media momente të veçanta nga ky rrugëtim. E mediat rozë shpesh i kanë cilësuar si një ndër çiftet e ekranit që i kanë rezistuar kohës. Versus.al
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       
	                       