
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fushë Krujë para ndeshjes Iliria-Skënderbeu. Trajneri i korçarëve, Skënder Gjoka së bashku me lojtarët e tij janë dhunuar në zhomat e zhveshjes në stadiumin e Fushë Krujës para se të niste ndeshja.
Vetë klubi i Skënderbeut e ka raportuar ngjarjen në rrjetet sociale ku shkruan se në kushte të tilla nuk mund të luhet futboll.
“Reagim i klubit KF Skënderbeu. Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.
Ky nuk është futboll. Në këto kushte nuk mund të luhet futboll. Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare”- shkruan KF Skëndërbeu.
Mësohet se autorë të dhunës kanë qenë stafi i skuadrës Iliria dhe vetë lojtarët e kësaj skuadre. Versus.al
