
Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti ka qenë i ftuar në podkastin e Mira Kazhanit ku ka folur për spektaklin që moderon prej 4 vitesh së bashku me Jonida Vokshin.
Teksa tregoi për sfidat e ndryshme që ka hasur gjatë gjithë këtij rrugëtimi dhe emocionet që përjeton, Alaudini shprehu një mendim të tijin personal për ndikimin që ka spektakli tek populli.
Ai tha se është e trishtë që një popull aq i vogël sa shqiptarët janë kaq të apasionuar pas Big Brother pasi kjo gjë tregon jetën e zymtë që kemi.
"Është sikur të ecësh mbi vezë, nuk e di se ku kris diçka je në gjendje alarmi sa herë bie telefoni hë çfarë ndodhi tani? Por nga ana tjetër ndoshta është pak e trishtë që një popull me 1.5 milion banorë po e përfshijmë edhe Shqipërinë me 2.5, 4 milionë janë aq të apasionuar pas Big Brother. Kjo tregon ndoshta edhe një jetë të zymtë që ne kalojmë", tha ndër të tjerash Hamiti. Versus.al

