MAGAZINË /

E zhveshur nga petku politik dhe nga rrobat, Giorga Meloni ‘kapet mat’ nga paparacët në plazh

Nga “çeliku” i zyrës në relaksin e plazhit, pamja e Melonit në rrobabanjo ishte në kontrast të plotë me veshjet e saj të zakonshme politike, të cilat karakterizohen nga prerje klasike dhe një stil që nuk le hapësirë për të zbuluar asgjë

Shkruar nga Versus

E zhveshur nga petku politik dhe nga rrobat, Giorga Meloni ‘kapet

Stili i saj tashmë është bërë një shenjë dalluese në politikën italiane, Giorgia Meloni shfaqet gjithmonë me kostume serioze, të thjeshta dhe elegante, pa elementë të tepërt, por me një mesazh të qartë: me të nuk ka shaka. E tillë është bota ku ajo lëviz – ajo e politikës së lartë, ku dominojnë uniformiteti dhe kodi strikt i veshjes zyrtare.

Por, jashtë detyrës dhe zyrës, kryeministrja e parë grua në historinë e Italisë është një njeri i zakonshëm, ashtu si kushdo tjetër. Kjo u pa qartë në një moment të rrallë, të kapur nga paparacët në verën e vitit 2022, pak muaj para se Meloni të merrte postin e kryeministres në tetor të po atij viti.

Në ato pushime verore nën diellin e Toskanës, Meloni shfaqej në një version tërësisht ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim. E veshur me një rrobabanjo një pjesësh ngjyrë të çelët, me detaje interesante në rripa dhe një dekolte të theksuar, ajo shihej teksa shijonte një koktej, mbante një cigare në dorë dhe luante letra – si çdo njeri tjetër që pushon në plazh.

E zhveshur nga petku politik dhe nga rrobat, Giorga Meloni ‘kapet

Ajo shoqërohej nga vajza e saj Ginevra, me të cilën ndërtonte kulla rëre, si dhe nga miq dhe partneri i atëhershëm, gazetari dhe prezantuesi Andrea Giambruno, babai i vajzës.

Nga “çeliku” i zyrës në relaksin e plazhit, pamja e Melonit në rrobabanjo ishte në kontrast të plotë me veshjet e saj të zakonshme politike, të cilat karakterizohen nga prerje klasike dhe një stil që nuk le hapësirë për të zbuluar asgjë. /Versus.al/

Poll