
Futbollisti kosovar Edon Zhegrova ka marrë pasaportën shqiptare me dekret të Presidentit Bajram Begaj, më 22 gusht. Ai aktualisht luan te skuadra franceze Lille dhe konsiderohet një nga lojtarët më të spikatur të përfaqësueses së Kosovës.
Gjatë kësaj periudhe merkatoje, Zhegrova është lidhur me klubin italian Juventus. Me pasaportën shqiptare, ai nuk do të konsiderohet më lojtar ekstrakomunitar në Itali, gjë që e bën transferimin më të lehtë.
Fantazisti kosovar ka dhënë pëlqimin për t’u bashkuar me skuadrën bardhezi, dhe marrëveshja me Lille pritet të mbyllet për një shifër prej 18-20 milionë eurosh. Atletico Madridi mbetet i vetmi tjetër pretendues, me një ofertë maksimale prej 20 milionë eurosh, shumë më pak se ajo e Juventusit./Versus.al







