MAGAZINË /

“Ekip i shpërlarë, e kanë çuar golin në muzeum”, Pjerin Ndreu ‘del kundër’ Ramës për kombëtaren: Sorollaten në fushë

Ndërkohë që Rama përgëzoi kuqezinjtë, kryebashkiaku u shpreh i pakënaqur me fitoren minimale mbrëmjen e djeshme.

Shkruar nga Versus

“Ekip i shpërlarë, e kanë çuar golin në

Mbrëmjen e djeshme kombëtarja shqiptare fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Letonisë falë një goli të shënuar nga Kristian Asllani me penallti. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama përgëzoi kuqezinjtë për fitoren që i renditi ata në vendin e dytë të grupit K me një pikë më shumë se Serbia, mendim krejt ndryshe ka patur kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

“Ekip i shpërlarë, e kanë çuar golin në
Postimi i Ramës në facebook

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Ndreu shfaq haptas kritikat e tij ndaj Kombëtares të cilën e cilëson “pa gjak” dhe “pa fantazi”.

"Kot se refuzova bileten për në stadium sonte! Që skemi shanse me këta me shku në boteror, lexohet edhe nga kalamajtë qe s’kanë shku në klasë të pare akoma! Keta sulmuesit tanë me Broja & Co sikur janë abonu me sorrollatjen në fushë, se golin e kanë cu në muzeum e se gjejnë dot më! Shkurt ekip i shperlarë, pa gjak, pa nerv, pa fantazi!"- shkruan Ndreu në postimin e shoqëruar me një foto. 

“Ekip i shpërlarë, e kanë çuar golin në
Postimi i Pjerin Ndreut në facebook

Ndërkaq për mungesën e golave edhe ndaj një skuadre modeste si Letonia, trajneri Sylvinho Mendes nuk u shpreh i shqetësuar duke thënë se me rëndësi është fakti që kanë patur raste shënimi. Versus.al

Poll